Sot pritet të mbahet seanca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku para Speciales do të dalin Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Mediat në Kosovë raportojnë se seanca kundër dy krerëve të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të zhvillohet në orën 11:00. Të dy mbahen në paraburgim që nga viti i kaluar, dhe mbi ta rëndojnë akuza e ‘pengimit të administrimit të drejtësisë’.
Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në shtator të vitit të kaluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës, dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.