Fushata e re nga kompania e njohur e modës ‘Gucci’ është kritikuar ashpër, pasi gjatë saj është përdorur si imazh tigri. Dizajneri italian zbuloi koleksionin, të quajtur ‘Gucci Tiger’, në Instagram, në fillim të këtij muaji.
Koleksioni përfshin një përzgjedhje të artikujve dhe aksesorëve të gatshëm për t’u veshur si nga burrat, edhe nga gratë, të cilat të gjitha kanë si simbol tigrin. Fushata shfaq modele të rrethuara nga tigrat, teksa shijojnë çajin e pasdites.
Në titrat e imazheve, Gucci theksoi mbështetjen për ‘The Lion’s Share Fund’, nismë që synon të mbrojë speciet e rrezikuara, duke shtuar se natyra dhe jeta e egër janë veçanërisht të rëndësishme për markën. Ndërkohë që fushata është kritikuar nga përdoruesit e rrjeteve sociale, shumë prej të cilëve kanë shkruar në komente:
‘Kafshët nuk janë aksesor’.
/Priza.al/