Guxoni të paktën një herë këto vende për s*ks

Teksa mentaliteti i njerëzve po ndryshon shumë në vitet e fundit, seksi rastësorë është bërë diçka shumë normale. Prandaj nëse ju ndiheni pasionante dhe kërkoni diçka ndryshe atëherë provoni vende të ndryshme për të pasqyruar jetën seksuale.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj një listë vendesh për të kaluar disa momente ndryshe me partnerin tuaj:

Në makinë

Hapësirë e vogël, por komode, pasi makina është “çerdhja” e dashurisë për shumë çifte. Filmat dhe reklamat madje e lidhin shpesh seksin me makinat.

Për: Në një makinë të vogël temperatura rritet shpejt dhe nuk duhet shumë për t’u ndier si Kate Ëinslet në krahët e Leonardo di Caprio-s. Kundër: për arsye sigurie, duhet përcaktuar situata: ose ta ngasësh ose të ndalosh diku e ta shijosh!

Në zyrë

Është ndjesi fantastike nëse partneri punon me ty, por e rrezikshme, pasi puna mbetet punë!

Për: Frika se mos ju kapin rrit kërshërinë në maksimum.

Kundër: Nëse ndodh që ju zbulojnë, mund të rrezikoni edhe largimin nga puna.

Në plazh

Çfarë ka më romantike se sa perëndimi i diellit në një cep plazhi bosh diku nga jugu? Asgjë, sidomos nëse këtij momenti romantik i shtohet edhe kënaqësia fizike.

Për: Aroma e detit shton dëshirën seksuale, era e lehtë përkëdhel trupat dhe zhurma e dallgëve shton joshjen.

Kundër: Të bësh “scrub” me kokrrizat e rërës apo më keq akoma me gurët e rivierës nuk është shumë e këndshme. ndaj mos harroni diçka për të shtruar poshtë ose shtretërit e plazhit.

Pishina e hotelit

Nëse keni zgjedhur të kaloni pushimet në një hotel, mund të shfrytëzoni pishinën e vogël të tij gjatë natës ose ambientet e saunës. Relaks dhe kënaqësi e paparë fizike!

Për: Jeni pothuajse të zhveshur, është errësirë, ndaj do të jetë më e lehtë për t’u afruar.

Kundër: Zakonisht natën pishinat e hoteleve pastrohen duke iu hedhur dezinfektues, ndaj duhet të jeni të vëmendshëm. Ndërsa në sauna me temperatura që shkojnë deri në 90° bëni kujdes të mos nxitoni. Dalëngadalë!

Në aeroplan

Udhëtimi deri në Turqi për pushime mund të zgjasë më pak se 2 orë, ndaj pse të mos provoni diçka të re në banjën e vogël të avionit tashmë që rrugën e njihni mirë?!

Për: Sipas disa studimeve, lartësia rrit kënaqësinë seksuale.

Kundër: Për të shmangur kapjen në flagrancë, sigurohuni që dyert të mbyllen dhe të veproni shpejt, pasi banjat e avionit kontrollohet shpesh nga stjuardesat.

Banjo e lokalit!

Ndiz pasionin tënd dhe të partnerit teksa në rrëmujën e lokalit të natës, pa e kuptuar askush, ju niseni drejt cepit të ambientit.

Për: Banjat e lokaleve kanë në pjesën më të madhe hapësira të mjaftueshme dhe frika e rrit kënaqësinë.

Kundër: Bëni kujdes të mbyllni dyert nëse nuk doni të kapeni në mes të aksionit!

Në ashensor

Kush nuk ka pasur, sikur një herë të vetme, frikë nga bllokimi i ashensorit? Nëse ndodh këtë herë, “fajin” e ke vetëm ti, pasi ke shtypur “stop”! Kënaqësia është e garantuar!

Për: Ndjesia e boshllëkut, e cila krijohet nga ashensori, shton kënaqësinë seksuale.

Kundër: Nëse ashensori nuk e disponon butonin “stop” dhe juve nuk ju duhet të ngjisni shumë kate, atëherë duhet të jeni shumë, shumë, shumë të shpejtë!

Kinema

Të zhytur në errësirë e të ulur në poltrona komode, është e vështirë të mos tundohesh. Megjithatë ju këshillojmë të shkoni në oraret e paradites, ku shfaqet një film jo shumë i ndjekur, pasi kështu do të shmangni turmën e njerëzve.

Për: Ka shumë mundësi që ti dhe partneri nuk do të mbani mend asgjë nga filmi, por nuk do të harroni kurrë atë paradite magjike.

Kundër: Të humbësh fundit e filmit mund të jetë acaruese. ndaj ju këshillojmë të nisni menjëherë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *