Gazetari Artan Hoxha ka komentuar kapjen e arsenaleve të fundit të armëve në vendin tonë. Ai është ndalur te një snajper, prodhim austrik, i cili në 3 km largësi, ndërsa sipas Hoxhës përdoreshin nga grupe ë rrezikshme kriminale që kryenin vrasje me pagesë.
“Mes armëve, është një armë snajper. Nuk besoj është përdorur. Fakti që ka hyrë në Shqipëri më intrigon se si e kanë futur. Është një snajper “Styer” prodhim austriak. Është shumë i veçantë. Në përdorim nga NATO. Edhe SHBA ka “Remingtonin” e distancave të largëta. Është shumë e vështirë ta fusësh në Shqipëri. Por mund ta kenë sjellë me pjesë. Kjo lloj arme ka një fuqi jashtëzakonisht të madhe. Është një armë që uroj të mos kemi situata të tilla. Armë që eliminon objektiva njerëzor 1.8 kilometra. Përdoret vetëm në front. Vetëm në luftë. Në Irak dhe Afganistan. Është cilësi shumë e mirë. E fundit fare. Vetëm në Amerikë e gjen në treg.”, tha Hoxha.
Sipas Hoxhës, vetëm trupi i kësaj arme shkon diku tek 9 mijë euro, duke i shtuar dhe dylbinë dhe pajisje të tjera, shkon rreth 12 mijë euro në total.
“Çmimi 9 mijë plus 3 mijë optika speciale, shkon diku 12 mijë euro vetëm për ushtrinë. Nëse numrin ia çojnë kompanisë do ta gjejnë se kush e ka shitur këtë armë. Se kjo armë është ndryshe nga këto prodhim serb. Dhe t’ua vesh në dispozicion vrasësve. Ke krijuar disa atentate që nuk i gjen dot. Në 3 km distancë. Është shumë e vështirë të gjendet. Është armë e çmontueshme dhe e fusin pjesë pjesë. Arma nuk ka ardhur si njësi në valixhe. Për të kuptuar se deri në çfarë niveli sofistikimi ka arritur krimi.” deklaroi gazetari.