Sulmuesi i Borussia Dortmund Erling Haaland po kalon një moment brilant në karrierën e tij duke thyer rekord pas rekordi. Ndër të tjera ai ka vendosur që të japë spektakël edhe jashtë fushe.
Gjatë pushimeve të tij në Mykonos, Haaland ka shpenzuar 500 mijë euro në pesë orë në restorant me 30 mijë euro bakshish. Ai ka paguar darkën e tij dhe të gjithë miqve. Pastaj ka marrë edhe një makinë luksoze me qira.
Haaland është ‘pikasur’ edhe nga klubi madrilen. Por për të ndryshuar ekip ai ka ka kërkuar një pagesë si e lojtarëve më të mirë, të tipit Cristiano Ronaldo. Sulmuesi po kalon pushime luksoze me miqtë e tij të vjetër për hir të Kampionatit Evropian, që organizohet nëpër gjithë kontinentin e vjetër.
/Priza.al/