Real Madrid po bën mirë në këtë fillim sezoni, por ndërkohë po punohet për të ndërtuar ekipin e ëndrrave vitin e ardhshëm. Në listën e lojtarëve që pritet të vijnë i pari është Kylian Mbappe.
Megjithatë, kohët e fundit ka një intensifikim të komunikimeve për Erling Haaland. Borussia Dortmund nuk do t’i rezistojë dot ofertës, që pritet të jetë mbi 110 milionë euro. Me Dortmundin të gatshëm për të negociuar, në Madrid janë të bindur se ata do të kenë përparësi falë marrëdhënieve të mira mes drejtuesve të të dy klubeve. Por sërish në skenë mund të dalë PSG.
Kjo për faktin se nëse Mbappe largohet, Haaland shihet si zëvendësuesi ideal. Dhe klubi parizien e ka treguar se është i aftë të kënaqë edhe egon e një menaxheri si Mino Raiola, i cili kërkon komision deri në 30 milionë euro në këtë rast. Një pikë tjetër që Real Madrid synon të përfitojë është dëshira e Haaland për të luajtur në Santiago Bernabeu.
/Priza.al/