Ndërkohë që të gjithë prisnin një distancë nga dy banorët e BB VIP, Semi dhe Donaldi, ata na kanë befasuar të gjithëve.
Prova e javës u krye me sukses, mirëpo ata i vazhduan diskutimet me njëri-tjetrin.
Donaldi i tregoi Semit se dëshiron që t’i kërkojë “Vëllait të Madh’’ mundësinë e realizimit të një tatuazhi brenda mjediseve të shtëpisë.
‘’Dua që të bëj një tattoo… Të shkruaj fjalën ‘Psikopat’ por në versionin shqiptar. Pra të shkruaj në fillim ‘Psiko’ dhe ngjitur të vizatohet shpendi i patës”, tha Donaldi.
Fillimisht deklarata e tij u prit me të qeshura nga Semi por më pas, ajo i tha Donaldit se dëshironte që një tatuazh të njëjtë ta bënte edhe ajo.
Semi dhe Donaldi duket se po shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin në reality-show, pavarësisht të shkuarës, ku mes tyre qëndron moderatorja Bora Zemani, shoqja e ngushtë e Semit dhe ish- e dashura e Donaldit.
Sa i përket Semit, ajo u rrëfye si rrallëherë për dashurinë e saj të parë, Bojken Lakon.
“”Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. Para Big-ut, e pyeta nëse duhet të futesha ose jo”, tha Semi Jaupaj gjatë lojës.
Kujtojmë se këngëtarja ndarjen nga Bojkeni e konfirmoi këtë vit në Këngën Magjike.
/Priza.al/