Habit aktorja e njohur: Dashuroj dikë tjetër dhe burri im nuk e ka problem fare

Aktorja e njohur Catherine Zeta-Jones, ka konfirmuar se është dashuruar me një burrë tjetër dhe se i shoqi nuk e ka fare problem këtë fakt. Këtë deklaratë aktorja 53-vjeçare e ka bërë teksa po shijonte ndeshjen finale të  Botërorit 2022 me anë të një postimi në Instagramin e saj.

“Ndeshja më e mirë që kam parë ndonjëherë. Shikoni unë e mbështesë Paris Saint Germain, pse, nuk di ta them, e  dua frëngjishten, madje e flas atë. Por ju duhet ta kuptoni unë e dashuroj Messin…dhe më e  bukura, im shoq nuk e ka problem”, shkruan aktorja në postimin e videos ku duken lojtarët e Argjentinës teksa festojnë fitoren. Ndërsa në sfond dëgjohet zëri i Catherin teksa këndon ‘ole-ole’ si një tifoze e vërtetë.

https://www.instagram.com/p/CmUYf2Wsmx0/

Ajo ka shtuar një koment në postimin e saj ku shpreh mirënjohjen ndaj bashkëshortit Michael Douglas që nuk i ka problem posterat e Lionel Messit nëpër shtëpi. Mesa duket nuk ka telashe serioze mes çiftit, të cilët para një muaji festuan 22-vjetorin e martesës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *