Së fundmi, traileri promovues i filmit ‘Spencer’ për jetën e princeshë Diana-s është publikuar.
Në rolin e princeshës së Uellsit luan aktorja e famshme Kristen Stewart, e cila i ka habitur të gjithë me rrëfimin e saj.
Në një intervistë për ‘LA Times’, ajo tha se kishte përjetuar disa ndjenja drithëruese gjatë xhirimeve.
“E ndjeva kaq të gjallë Dianën kur po bëja këtë film, edhe nëse ishte gjithçka një fantazi e imja. Por kishte momente kur trupi dhe mendja ime harronin që ajo kishte vdekur.
Ishte një luftë për ta mbajtur atë gjallë çdo ditë dhe t’i kujtoja vetes se ajo kishte vdekur ishte thjesht e dhimbshme. Më shkatërroi vazhdimisht”, tha Kristen, duke shtuar se kurrë nuk kishte ndjerë diçka të tillë më parë.
Filmi zhvillohet përgjatë 3 ditëve të pushimeve të Krishtlindjeve në 1991, kur Diana po qëndronte në shtëpinë e Sandringram.
Drejtuar nga Larrain, me skenar të shkruar nga krijuesi i Peaky Blinders, Steven Knight, ‘Spencer’ pritet të dalë në kinema në datën 5 nëntor.
/Priza.al/