Tre nga vajzat e Big Brothet VIP, Antonela Berisha, Beniada Nishani dhe Beatrix Ramosaj, kanë diskutuar me njëra-tjetrën se çfarë do të bënin në qoftë se do të ishin në shtëpitë e tyre.
Modelja seksi, Beniada Nishani tha se do të kishte lexuar ndonjë libër ose do të shikonte televizor, ndërsa ish-konkurrentja e “Për’puthen” u shpreh se mbase do dilte me ndonjë djalë ose do të bënte sex.
Vajzat u çuditen nga kjo deklaratë e Antonela Berishës dhe me shaka modelja iu drejtua Beatrix: “Shkojmë për të fjetur gjumë se nuk kemi më moshë për kështu gjërash”.
E pyetur se çfarë do të zgjidhte mes çokollatës dhe seksit, ajo u përgjigj se do merrte çokollatën pasi sipas saj janë më të mira së djemtë.
Pjesë nga Biseda:
Beniada: Çfarë do bëje ti tek shtëpia, do të shikoje televizor, do të lexoje ndonjë libër…
Antonela: Jo jo, ta tregoj unë se cfarë do të kishin bërë.
Beniada: Unë këto do të kisha bërë, ti çfarë do të kishë bërë?
Antonela: Unë do të kisha përdorur telefonin do të kisha parë një film në “Netflix”, e para atlernativë, e dyta, do kisha dalë me ndonjë çun, tre, do kisha bërë sex…
Beniada: Na fëlliqi goca, hajde Trixa ikim të flejmë gjumë të dyja bashkë.
Antonela: Përse nuk bëni sex ju?
Beniada: Nuk e kemi më moshën ne, jemi për libra tani. Ne nuk kemi pasur fat për këto gjëra më mirë lexojmë ndonjë libër dhe një vrap. A do ta shkëmbesh me një kuti çokollate?
Antonela: Jo sepse më dalin puçrrat.
Beniada: Po të më thonin cilën do këtë apo atë, do zgjidhja çokollatat sepse do i haja dhe sot dhe nesër. Çokollatat janë më të mira se djemtë.