“Çfarë ka më të zakonshme se një shqiptar me armë? “Gazetari” Nikos Evangelatos habiti dhe provokoi zemërimin e arsyeshëm të përdoruesve të rrjeteve sociale.
Gazetari i njohur la pikëpamjet e tij raciste në televizion dhe u bë objekti për të qeshur i rrjeteve sociale. Evangelatos ka ngjallur zemërim ndaj shqiptarëve me një frazë të përdorur me gjuhë raciste.
Duke iu referuar një rasti të raportuar në media për një shqiptar të kapur me armë ai e përshkroi këtë si diçka normale për sa kohë i arrestuari kishte origjinë shqiptare.
“Çfarë ka më të zakonshme se një shqiptar me armë?”.
Më pas ai nxitoi më kot të justifikonte deklaratën e tij, duke argumentuar se nuk ishte një koment nacionalist. Megjithatë shikuesit dhe përdoruesit e rrjeteve sociale nuk e “përtypën” dhe e kritikuan gazetarin përmes postimeve të tyre.
Ποσο ρατσιστής!ποσο Μισάνθρωπος!#Ευαγγελατος #MegaLiveNews #MegaGegonota https://t.co/clMN21Ligk
— Andre Quarantino (@AndreQuarantino) January 10, 2022
/Burimi: alfavita.gr/ Përshtati: Priza.al/