Pas finales së madhe të “Big Brother Vip 2”, produksioni ka organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP. Një ndër të intervistuarit ka qenë edhe moderatorja Aulona Musta. E pyetur sesi iu duk finalja e ‘BBV’ ajo u shpreh se:
“Do të na kishte surprizuar po të mos fitonte Luizi. Do të digjej Tirana, nuk do bënim as këtë festën. Më surprizoi fakti që mendova se do të ishte Efi me Luizin në fund”.
Cili ishte momenti i preferuar i Aulonës nga nata finale?
“Fjalimi i Luizit, aty mu duk Luizi më i sinqertë në këto 100 e sa ditë”,- tha ajo.