Fotoja e cila u publikua po bën xhiron e rrjetit, në foto duket ish konkurrenti teksa puthet me një vajzë bjonde.
I ftuar ditën e sotme në “Goca dhe Gra”, Atdheu tregoi se si qëndron e vërteta e këtij imazhi dhe zbuloi nëse është në një lidhje dashurie apo jo.
“Nuk është e vërtetë, vazhdoj të jem single. Ai shpjegon se vajza bjonde në fjalë, është njëra nga punojësit e klubit, mu afrua dhe e kanë kapur
foton ashtu dhe duket sikur jemi puthur”,- tha Atdheu.
Ndërkohë, njëra nga moderatoret e programit, Krista Merkoçi, tha se e sheh Atdheun si atë “djalin tipik shqiptar”, sepse ka një pamje të tillë. Kjo deklaratë nxiti komentet e vajzave të tjera, të cilat e pyetën Atdheun nëse do të dilte me Kristën për ta njohur.
Ish-konkurrenti tha se Krista i pëlqen nga pamja e jashtme e për këtë arsye do të kishte dëshirë të dilte me të, sepse ata nuk njihen.
Krista: Po sepse unë nuk të njoh.
Atdheu: Jam fiks ashtu siç tha Krista, jam shumë gentleman, e bëj ndonjë dhuratë, por nuk e mësoj të dashurën që kam në krah të jetë materialiste.
Fatma: A ka ndryshuar marrëdhënia me gocat pas famës tënde?
Atdheu: Normal që ka ndryshuar. Ka nga ato që interesohen se më kanë parë në televizor, ka nga ato që mendojnë se kam shumë lekë, por unë jam hallexhi.
Atdheu: Krista gocë e bukur duket.
Fatma: Nuk është vetëm e bukur më beso. Jemi për një takim katër minutësh?
Atdheu: Si fillim, unë e shoh në pamjen e jashtme, pastaj kur ta njoh më shumë, flasim për gjëra të tjera. Është e bukur, sigurisht që do pranoja.
Krista: Na vutë në siklet sot!
/Priza.al/