Habit ish-konkurrentja e “Për’puthen”: Kur një mashkull nuk plotëson kushtet, mos të martohet

“Pse janë rritur divorcet?”, ishte tema që u diskutua ditën e sotme në rubrikën “Në trotuar” në emisionin “E Diell”. Në studio është rikthyer edhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, e cila zbuloi arsyen se pse ajo mund të ndahet nga partneri i saj.

Teksa në një tabelë të zezë ishin shkruar disa arsye të ndryshme, Shqipja shënoi “për ekonominë”, duke i habitur të gjithë me përgjigjen e saj.

Pse do ndahej Shqipja me partnerin? Ish-konkurrentja e

“Çfarë do lloj gjëje nis nga ekonomia. Janë një serë faktorësh që e bëjnë një çift të ndahet. Në momentin që femra nuk mbahet nga mashkulli apo do gjëra bazike, meshkujt luajnë me shokët bixhoz, nuk ju japin vëmendjen e duhur, i lënë pas dore dhe nuk punojnë”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen”.

Sipas saj, një çift mund të ketë ekonomi mjaft të mirë, por ka edhe meshkuj që nuk i plotëson kushtet partneres.

Pse do ndahej Shqipja me partnerin? Ish-konkurrentja e

“Kur një mashkull nuk më plotëson kushtet, do ndahem. Mos të martohet. Që nuk plotëson nevojat familjare. Në momentin që ti martohesh e ke shtëpinë tënde, jo nuk e ke. Me çfarë do e mbash familjen tënde? Në momentin që t’i mashkull nuk plotëson kushtet, mos u marto”, shprehet Shqipja.

Kjo e fundit shtoi se ndoshta mendon kështu se “i pëlqejnë familjet tradicionale”.

“Burri ka qenë burri i shtëpisë, gruaja pastërtore, ka qenë nga ato gratë që nuk e prisnin gjakun. Burri punon, nuk rri”, tha ajo.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *