Habit këngëtarja e njohur: Më fejuan 13 vjeç, pas dy vitesh u bëra nënë

Këngëtarja e njohur Blerina Balili për herë të parë ka ndarë disa detaje nga jeta personale.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Balili tregoi se familjarët e fejuan në moshën 13-vjeçare e një vit më vonë partneri “e rrëmbeu”, siç ndodhte në atë kohë.

“Unë s’ jam dashuruar. Në moshën 13-vjeçare më fejuan, pas një viti më rrëmbeu dhe kur isha 15 vjeç u bëra nënë për herë të parë. Në atë moshë ke nevojë për mësim. S’dija asgjë dhe mësova nga të tjerët. Kanë qenë situata të vështira, jetë shumë e vështirë. Jetoja me vjehrrën dhe vjehrrin në fillim, pastaj ikëm në Greqi për një ekonomi më të mirë. Kur isha 25 vjeç, solla në jetë djalin e dytë”,- u shpreh ajo.

Balili, po ashtu, rrëfeu për herë të parë se është divorcuar dhe se ndarja erdhi menjëherë pas lindjes së djalit të dytë. Ajo tregoi se pavarësisht të gjithave, është bërë gjyshe në moshën 40-vjeçare. Sot, që është 43 vjeç ka një nip dhe një mbesë nga dy djemtë e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *