Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, ka folur së fundmi në një intervistë në lidhje me projektin e saj të ri që e riktheu në muzikë pas shumë vitesh, ndërsa ka zbuluar edhe planet për të ardhmen. Gjithashtu këngëtarja zbuloi edhe disa detaje interesante që nuk i dinim rreth saj. Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Wake up”, Jonida zbuloi “dashurinë e saj të parë” gjatë një loje që u realizua në emision. “Dashuria ime e parë platonike me një personazh të Hollywood-it ka qenë pikërisht me Justin Timberlake”,– tha këngëtarja.
Ndërsa më tej gjatë emisionit, i cili si temë kishte moshën ideale për t’u martuar, Jonida Maliqi dha një këshillë për të gjithë shikuesit. “Mos u martoni. Më besoni në këtë tokë nuk ia vlen”,- u shpreh Jonida, duke shtuar se po jep këshilla falas. Në lidhje me projektin e saj muzikor të titulluar “Hije”, Jonida tha se tani po menaxhohet nga një kompani e re që ia ka bërë gjërat më të lehta.
“Pas gati 30 vjetësh po menaxhohem nga një kompani dhe gjithçka ishte shumë më e lehtë sepse mendoj që duhet të bëj atë që di të bëj më mirë. Në Shqipëri ndodh që ne duhet të bëjmë gjithçka vetë, në momentin që ti i ke të përcaktuar të gjitha detajet edhe realizimi është më i mirë”- tha Jonida.
Sa i përket planeve për të ardhmen, Jonida Maliqi tregoi se ka gati një projekt të ti që në fokus ka ‘një trekëndësh dashurie’. “Po kam këngën tjetër gati. Jo më kot e përmenda faktin që po menaxhohem sepse kam bashkëpunime edhe me studio jashtë kufijve. Eduard Skera është një djalë që punon prej 10 vjetësh me emra si Emeli Sande apo Ed Sheeran. Kemi dëgjuar një këngë që me dëgjim të parë e dashurova. Një fjalë kyçe është “një dashuri në trekëndësh”- tha Jonida.