Udhëheqësi autoritar bjellorus, Alexandër Lukashenko ka bërë një koment ‘shqetësues’ në lidhje me luftën në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja.
“I vetmi gabim” që bënë Rusia dhe Bjellorusia ishte “që ne nuk e zgjidhëm këtë çështje në 2014-2015, kur Ukraina nuk kishte ushtri dhe nuk ishte e përgatitur”,– u shpreh Lukashenko.
Në vitin 2014, Rusia pushtoi ilegalisht Krimenë dhe e aneksoi atë nga Ukraina, ku po ashtu luftëtarët e mbështetur nga Kremlini kapën territorin në Ukrainën lindore.
Komentet e Lukashenkos, të cilat sipas Minskut u dhanë të enjten gjatë një takimi me krerët e agjencive të sigurisë të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, të përbërë nga ish-vendet sovjetike, tregojnë se Lukashenko ka përqafuar plotësisht transformimin e tij në ‘kukullën’ e presidentit rus Vladimir Putin.