Habit Mevlani i ‘Përputhen’: Nuk martohem kurrsesi me një vajzë që nuk ma pëlqen nëna!

Atëherë kur të gjithë mendonin se Ledjana Prenga dhe Mevlan Shaba do të dilnin çift nga ‘Përputhen’, gjërat kanë marrë një rrjedhë komplet tjetër. Ata jo vetëm që nuk u lidhën pas përfundmit të programit, por shkëputen çdo kontakt me njëri-tjetrin.

Megjithatë, ish-konkurrentët e “Përputhen” kanë replikuar në distancë dhe s’kanë munguar mesazhet drejtuar njëri-tjetrit. Së fundmi, Mevlani ishte i ftuar në “Prive” dhe iu kërkua që t’i përgjigjej Ledjanës lidhur me deklaratat e saj të fundit.

“E bukur sikur zana”-këndoi Mevlani duke treguar se nuk është penduar për këngën e dedikuar ndaj saj.

Ndër të tjera këngëtari u shpreh se nëse do kthehej pas në kohë, do të ishte martuar në moshën 25-vjeçare, por kurrsesi me një vajzë që nëna e tij nuk do ta pëlqente.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *