Edi Rama ka folur sot mbi vrasjet në Shqipëri.
Gjtë fjalës së tij Rama tha se në vitin 2012 ishin 125 vrasje në vit, ndërsa sot vrasjet janë përgjysmuar. Ai ka shtuar se disa vende në BE kanë më shumë vrasje sesa në Shqipëri.
“Në vitin 2012 ishin 125 vrasje në vit, ndërsa sot shifra e vrasjeve është përgjysmuar. Nëse vjet ishin 38 vrasje këtë vitin ishin 30. Ngrënia e kokave mes llumit të shoqërisë. Po të shohim tabelën e të dhënave , Shqipëria është ngritur në mesataren europiane. Disa vende në BE kanë më shumë vrasje, ndërsa disa vende në rajon kanë më pak. 125 vrasje në vit janë jashtë çdo lloj krahasimi me kuadrin Evropian”, tha Rama.