Hajdari nuk përmbahet: S’do mbajmë kusurin e mashtruesve dhe legenave! S’keni hedhur një kovë zhavorr që nga koha e Enverit

Deputetja Rudina Hajdari do të kandidojë për subjektin politik “Nisma Thurje” në qarkun e Elbasanit.  Gjatë takimeve që ka patur me qytetarët gjatë këtyre muajve, ajo është përballur me probleme të ndryshme.

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja nuk ka kursyer kritikat. Ajo ka treguar se çfarë ka parë nga fushata e saj elektorale në fshatrat e qarkut të Elbasanit, duke shtuar se nuk ka asnjë investim prej kohës së komunizimit.

“Që në kohën e Enverit, nuk kanë hedhur asnjë kovë zhavorr. A nuk iu vjen turp? Më takon të flas në këtë mënyrë, se duhet ta kishit bërë me kohë këtë gjë. Shqipëria do bëhet! Nuk do mbajmë kusurin e mashtruesve dhe legenave që nuk kanë bërë asgjë. Këta jeni ju”, tha ajo e revoltuar.

Në zgjedhjet e vitit 2017, Rudina Hajdari u mandatua si deputete e PD. Ajo ishte e treta në listën e PD-së për qarkun e Tiranës, pas kryetarit Lulzim Basha dhe Oriola Pampurit. Tre vite më vonë ajo shfaqi qëndrime të kundërta me vendimin e opozitës për të dalë nga Parlamenti.

Duke mbajtur mandatin si deputete, ajo i dha zë kërkesave për reformimin e kodit zgjedhor që vinin kryesisht nga shoqëria civile dhe “Nisma Thurje”.  Prej nëntorit të vitit 2020, kur dhe u prezantua zyrtarisht, Hajdari është pjesë e “Nismës Thurje”, e cila është zotuar “t’u kthejë shpresën” qytetarëve.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *