Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një ftesë kryeministrit Edi Rama nga Elbasanit për të kaluar në përlament një ligj që përjashton kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi.
Berisha theksoi se nëse kryeministri nuk qëndron ndër ligjin atëherë ligji nuk ka se si të zbatohet për qytetarët e thjeshtë.
Pjesë nga fjala e Sali Berishës:
Unë ju them ju se nga eksperienca ime e gjatë se kushti i të gjitha kushteve për të lëvizur këtë shoqëri është zbatimi i ligjit.
Është vendosja e qytetarëve dhe politikanëve si të barabartë përpara ligjit. Ju e shihni që ky establishmet bën gjithça për të burgosur dhe persekutuar demokratët. Unë nuk them se nuk ka patur mëkatarë te demokratët, unë nuk them që nuk ka pasur korrupsion te demokratët.
Në përgjithësi ne ishim njerëz që qëndronim ndërligjin. Ndaj unë i propozova sot Edi Ramës, hajde ta firmosim një ligj që ta heqim parashkrimin për kryeministrat. Burri burrit! Ja u them unë që kjo nismë do eci. Kur kryeministri nuk qëndron ndër ligjin atëherë ligji hidhet në erë, nuk funksionon për qytetarin.