“Hajde zgjidhe kë të duash”/ Rama vaksinohet me dozën e tretë anti-Covid: Se më thoni se i ka me ujë…

Kryeministri i vendit Edi Rama, ditën e sotme ka marrë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid duke i bërë thirrje kështu të gjithëve të vaksinohen.

Kreu i qeverisë i është përgjigjur i pari thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë, duke bërë kështu dozën e tretë. Ai u paraqit në ambientet e stadiumit “Air Albania” ku iu nënshtrua këtij procesi, ndërsa shoqërohej nga ministrja Manastirliu.

“Prit. Hajde zgjidhe ti kë të duash. Këtë do bëj tani unë. Se meqë thonë se i ka me ujë.”, i tha Rama mes batutash një gazetareje.
Kujtojmë se ministria e Shëndetësisë ka bërë sot thirrje që të marrin dozat e treta moshat mbi 18 vjeç.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *