Tropojë – Një turist i identifikuar si G.S ka ndërruar jetë në majat e thepisura të Valbonës. Sipas policisë ka qenë një turiste serbe e cila ka telefonuar duke thënë se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, G. S., kishte ndërruar jetë. Dyshohet se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë.
Duke qenë se për shkak të terrenit të thepisur, nuk është e mundur ulja e helikopterit, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Tropojë janë nisur edhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve, nga vendi ku janë bllokuar.