“Hajdut, të të vijë turp” Rama përballet me “zemërimin” e një shqiptari në Britani (Video)

Kryeministri Edi Rama u përball me një situatë të pakëndshme ditën e djeshme, teksa po zhvillon vizitën zyrtare në Britani. Një shqiptar i revoltuar iu drejtua kreut të qeverisë me fjalë që askush nuk i priste.

Teksa ishte duke zbritur nga mjeti i cili e shoqëronte, Rama u fut në anën e pasme të godinës ’10’. Aty e priste një shqiptar, i cili kishte vendosur në trotuar flamurin shqiptar dhe një tabelë që shkruante ‘Edi Rama’.

Sapo Rama zbriti nga makina, shqiptari bërtet me të madhe ‘hajdut’, e më pas e cilëson kreun e shtetit shqiptar kriminel.

“O hajdut. Albanian criminal. Albanian mafia. Duhet të të vijë turp nga vetja. Të gjithë bosat e drogës vijnë këtu” – u shpreh shqiptari.

“““

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *