Një tjetër grabitje e “maskave” ka ndodhur orët e para të ditës së sotme në Vaun e Dejës. Policia njoftoi se rreth orës 04:25, në fshatin Ashtë, Vau i Dejës, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit Z. P., një shumë parash dhe automjetin tip “Benz”, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e kësaj banese.
Policia njofton se është ngritur grupi hetimor dhe vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.