Pas grabitjes së regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm ka reaguar Administratorja e Njësisë Shënkollë në Lezhë, Lina Guri, e cila shprehet se gjatë kësaj grabitje janë shkatërruar dyert dhe sirtarët, gjithashtu tha se nuk ka dokumentacione të vjedhura.
Guri, ndër të tjera tha se janë marr dy aparate fotografike, thekësin e vendosi në mungesë të rojëve në mënyrë shmangien e kësaj grabitje.
“Në orën 8 pa 5 kemi konstatuar vjedhjen. Këtu ndodhet edhe qendra shëndetësore, është zyra e ALEAT dhe zyrat e specialistëve. Nuk e dimë nga kanë hyrë, por është dëmtuar prona, dyert janë shkatërruar, sirtarët tavolinash, janë marrë dy aparate fotografike te zyra e Aleatit. Ne nuk kemi roje. Unë isha me praninë e policisë dhe nuk ka asnjë dokument të vjedhur. Se nga kanë hyrë, ne nuk dimë asgjë. Këtu kanë qenë më shumë se 50 të moshuar që do të bënin vaksinën. Në vjen keq, por do t’i shërbejmë nesër”, u shprehe Guri.