Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e opozitës se udhëtimet private i bën me paratë nga buxheti i shtetit.
Rama nga një takim me qytetarët në Dibër tha se ka lidhur një marrëveshje me kompaninë Air Albania lidhur me avionin, për të cilat tha se udhëtimet bëhen veç për punë.
Sakaq theksoi se udhëtimet private i realizon me shpenzimet e tij.
“Sot kushtet në miniera janë shumë të mira. Pagat për minatorët janë të larta. Kjo s’bën lajm. Me siguri e keni dëgjuar që unë kam një taksi që fluturon dhe që ju kushton shqiptarëve miliona euro. Do ta dëgjoni këtë përditë nga hienat nga mëngjesi deri në të gdhirë që kanë vetëm këtë punë. Kthehemi te taksia ime është e vërtetë që prej 2020 kemi bërë marrëveshje me Air Albania për edhe intereson e Albanias për të pasur avion për udhëtimet e punës. Udhëtimet private i bëj me shpenzimet e mia”, tha ai.