Hakerat iranianë nuk ndalen duke publikuar të tjera materiale.
Këtë herë, ata janë futur në arkivën e Shërbimit Informativ Shetëror dhe kanë publikuar të gjitha mjetet e identifikimit të ish-drejtorit Helidon Bendo, një skenar ky i përdorur më herët me ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Në dokumente shihen të gjitha të dhënat e Bendos, atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja si dhe numrat personalë, sa herë që ka rinovuar kartën e identitetit. Mirëpo, hakerat nuk janë ndaluar me kaq. Ata kanë publikuar edhe lëvizjet e Bendos nga Shqipëri. Në dokumente shihet sa herë ish-kreu i SHISH e ka kaluar kufirin shqiptar, nga cila pikë kufitare ka dalë dhe me çfarë mjeti ka udhëtuar.
Dokumenti gjithashtu është shoqëruar me një mesazh paralajmërues i cili thotë:
“Për sa kohë që nuk mbani nuk u vini fre aktiviteteve terroriste të MEK-ut dhe për sa kohë që anëtarët e varfër të MEK-ut nuk, sulmet e publikimet tona do të jenë të vazhdueshme. Nëse doni ndonjëherë një Shqipëri të sigurt, jepini fund zonës që strehon anëtarët e MEK në Durrës
Sulmet nga hakerat kanë nisur prej muajsh por kjo është hera e dytë që hakerat iranianë ‘godasin’ sot pasi në orët e para të mëngjesit u raportua për problematika në sistemin TIMS, kujtojmë se edhe një natë më parë kishte dyshime pë sulm sakaq vetëm dy ditë më parë, hakerat publikuan numrat e celularëve të qytetarëve shqiptarë.