Sistemi I rendësishëm i policisë, i quaJtur “Memex”, në të cilin janë listuar të gjithë të kërkuarit nga Policia e Shqipërisë ku hakerat iranianë kanë ndërhyrë duke publikuar të dhëna të tjera të rendësishme nga sistemet qeveritare pas sulmeve të vazhdueshme që bën gjatë vitit të fundit.
Mes mijërave fotove dhe dokumenteve me të dhëna gjendet edhe emri dhe fotoja e Ervis Martinajt, si edhe të dhënat e tij, si datëlindja, vendi i lindjes, atësia dhe gjendja civile.
Vihet re një imazh tepër të vjetër të Martinajt, ku ai shihet se ka qenë rreth moshës 24-25 vjeç. Duket se fotoja është e të paktën 15 viteve më parë.
Në dosjen e publikuar nga hakerat iranianë gjenden gati 100 mijë persona të skeduar nga policia dhe tashmë ajo është publike në rrjetet sociale dhe kushdo mund të ketë akses.
Kujtojmë se Martinaj rezulton i zhdukur që prej fillimit të gushtit 2022 dhe prej atëhere ka nisur hipotezat në lidhje me fatin e tij.
Policia dhe prokuroria nuk japin asnjë detaj në lidhje me faktin se çfarë ka ndodhur me të.