Hakerat publikojnë të dhënat e Edi Ramës

Grupi i hakerave iranianë, Homeland Justice mesa duket po i ‘kushtojnë’ rëndësi Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Në një material të publikuar ditën e sotme, Homland Justice tregon të gjitha hyrje-daljet e kryeministrit Rama nëpër kalimet e pikave kufitare.

Ndërsa bën publik materialin në Telegram, hakerat e shoqërojnë me mesazhin:

“Zoti kryeministër

A u keni thënë njerëzve tuaj se taksat që paguajnë shpenzohen për strehimin e terroristëve të MEK në Durrës? A u jepet njëlloj shqiptarëve tokë, strehim, ushqim dhe karburant falas?”

Mesazhi është bashkëngjitur me një dokument që mban të gjitha të dhënat e Ramës duke nisur nga mjetet e identifikimit deri tek numri personal i telefonit dhe të dhëna të tjera.

Po ashtu, janë marrë të gjitha të dhënat nga sistemi TIMs ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Tani mbizotërojnë fluturimet me “CHARTER – 0000” me kategorinë DIPLOMATIKE por, jo gjithmonë ka qenë kështu. Gjithsej, numërohet jo pak, por 274 fluturime me charter.

Dalja e parë e Ramës që është shënuar 1 gusht 2005, kur Rama është larguar për në Vienë por, si një qytetar i “ZAKONSHËM”. Ndryshe nga tani që duket se lëviz vetëm me avion, më herët qarkullonte dhe me makinën e tij që tashmë e përdor mesa duket vetëm për lëvizje brenda për brenda Shqipërisë.

EDI-RAMA HomelandJustice.cx @HomelandJustice (2)


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *