Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me të dhënat e MEMEX të cilat janë vjedhur nga hakera iraninë.
Çuçi pohon se të dhënat e vjedhura nuk kanë lidhje me databazën e sistemit të policisë, ku theksoi se lidhur me ngjarjen ka nisur dhe një hetim.
“Nuk është database e sistemit MEMEX që ka policia kriminale. Tashmë jemi duke parë, ju e dini që na kanë sulmuar. Ne po hetojmë. Kemi një trupë shumë të mirë nga Microsoft. Janë këtu dhe do të rijnë shumë gjatë. Lista që është publikuar nuk është pjesë e database-s të sistemit MEMEX”, tha ai.