Një grupim i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut” ka publikuar emaile që ndodhen në postën elektronike të kryeministrit Edi Rama.
Mësohet se kaherat kanë ngarkuar dhjetëra materiale të cilat kanë mbërritur në adresë të Ramës, si dhe kanë siguruar edhe ato të fshirat në inbox. Sakaq këtë të mërkurë janë publikuar edhe disa emaile të dërguara nga një kompozitor i njohur shqiptar në postën elektronike të Ramës, pak pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Në email shihet se si kompozitori i kërkon kreut të shtetit që të arrestohen personat e përfshirë dhe të mos lejohen të hyjnë në Parlament.
Po ashtu Kompozitori në një tjetër email të dërguar kryeministrit Edi Rama, denoncon presidentin Ilir Meta ku përmend sfurqet dhe hanxharët. Ai shkruan se këto mesazhe të Metës u duhen çuar në anglisht të gjithë ambasadorëve të BE.