Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka njoftuar me anë të një statusi në Facebook se ka marrë vesh që kryeministri Kurti ka dhënë urdhër që ai të shkarkohet nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë si dhe për heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.
Ndaj dhe nesër ka paralajmëruar një konferencë për shtyp ku do të flas në lidhje me çështjen në fjalë dhe ka paralajmëruar se do të diskutojë edhe për ato që i quan si “audio/video” inçizime dhe skandale, duke mos bërë me dije se për çfarë e ka fjalën.
“Të nderuar gazetarë dhe qytetarë të dashur, Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë. Nesër poashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë.”
Deputeti Haki Abazi ishte zëvendës-kryeministër në Qeverinë Kurti II dhe kishte marrëdhënie të mira me kryeministrin Kurti. Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Abazi u bë kandidat i Vetëvendosjes dhe ia doli të zgjidhej deputet. Por, marrëdhënia nisi të krisej në vitin 2022.
Abazi ka lajmëruar disa herë shumë kundërshti që ka pasur me shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, por edhe në të shkuarën e ka kritikuar Kurtin në të kaluarën për mënyrën se si e kishte udhëhequr procesin dialogues me Serbinë, por edhe për mungesë të reformash në vend.