Drejtori i Policisë Bashkiake në Lezhë, Leonard Pali është kallëzuar penalisht në Prokurori për fyerje dhe dhunë të ushtruar ndaj tre punonjësve të kompanisë së internetit.
Shtetasit Ndue Pjetri, Ervis Figuri dhe Fatbardh Media kanë kryer kallëzim penal ndaj Palit pasi pohojnë se janë fyer dhe dhunuar nga ai.
“A u kemi thënë mos punoni më, leni punën na tha dhe filloj duke na share. Pasi tha mos punoni u ula për të prere tubin për të ndaluar punën dhe ky polic bashkiak më ka fyer me fjalë të rënda dhe më kapi për rrobash dhe mi grisi. Përdori fjalë fyese si “halabakë”, “bythqira”, “ju tërheq zvarrë”, dhe shumë fjalë të tjera të rënda që e kemi ndjere ndjerë veten të poshtëruar prej tij”, deklaron në kallëzimin e tij punëtori Ndue Pjetra.