Halit Valteri ishte një nga zërat më potent në Kuvend sa i përket emrave të deputetëve të opozitës së re. Ai ka sulmuar qeverinë Rama, duke i cilësuar 8 vitet e qeverisjes si një dështim, e ndërsa nuk ka lënë pa sulmuar as PD-në.
Megjithatë në këto zgjedhje, edhe pse krijoni partinë Lidhja Demokratike, ai zgjodhi që të mos garonte nën këtë siglë, por me PS-në, duke u renditur nga fundi i listës së socialistë për Tiranën. Ai thotë se për këtë zgjedhje ndikoi vajza e tij, Hera.
“I jam bashkuar Partisë Socialiste pas ftesës së Kryeministrit Rama për të qenë pjesë e një ekipi që punët që janë lënë për tu bërë t’i çojmë përpara, mos të jemi bllokadë për ato punë që janë për të bërë. Jemi në mes të pandemisë, në mes të rindërtimit. E imagjinon t’ia lësh Petrit Vasilit, apo Fatmir Mediut rindërtimin e vendit; Dashamir Shehit e Nard Ndokës pandeminë?! Është tmerr! Një nga arsyet më të forta që më bëri të marr këtë vendim është vajza ime Hera, sepse Hera, Kajani, Pirro, Grejsi duhet të rriten në këtë vend. Nëse unë punoj fort që fëmijët tanë të rritën në këtë vend, atëherë duhet të vazhdojmë programin e nisur nga kjo qeveri”, tha Valteri.
Tirana e cila ka 36 mandate, kandidatët e PS-së janë
- Luljeta Bozo
- Najada Como
- Ervin Bushati
- Ogerta Manasterliu
- Arben Ahmetaj
- Ulsi Manja
- Etilda Gjonaj
- Arben Pellumbi
- Elisa Spiropali
- Belinda Balluku
- Toni Gogu
- Etjen Xhafaj
- Ermonela Felaj-Valikaj
- Xhemal Qefalia
- Fidel Ylli
- Klotilda Ferhati
- Alqi Bllako
- Eduard Shalsi
- Pandeli Majko
- Plarent Ndreca
- Mimi Kodheli
- Dallendyshe Bici
- Fatmir Xhafa
- Ylli Shehu
- Alfred Muharremi
- Romina Kuko
- Edmond Rrushi
- Spartak Braho
- Klodeta Dibra
- Ornaldo Rakipi
- Bora Muzhaqi
- Eljo Hyska
- Vaid Shaba
- Kledina Skendo
- Halit Valteri
- Tahir Muhedini