Tetori është muaji i Halloween-it dhe disa prej personazheve të famshëm kanë nisur që tani përgatitjet e para. Por në shtëpinë e Arbana Osmanit jo vetëm që kanë nisur përgatitjet por duket sikur gjithçka është gati.
Moderatorja ka ndarë në rrjetin social Instagram një foto, ku zbulon se ka nisur me dekorimin e kungujve, detaji i fundit i Halloween-it. “Do thoni ju si herët e keni filluar”, shkruan moderatorja në foton e parë e cila pasohet nga një tjetër foto e djalit të saj Jonit. “Kam që në janar që dëgjoj: “Edhe sa do Halloween-i të vijë”– shkruan Arbana krahas fotos.
Rikujtojmë se, këtë sezon të ri televiziv do ta shohim Arbana Osmanin në një profil ndryshe nga çfarë jemi mësuar. Ndërkohë që starton “Big Brother Vip 2” në muajin dhjetor, moderatorja ka zgjedhur t’i futet aktrimit. Pse jo, në një kohë kur partneri i saj është regjisor.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Arbana me anë të një postimi në ‘Instagram’, ku tregon se do të marrë pjesë në filmin “Sofia.” Moderatorja ka ndarë disa sekuenca nga xhirimet e filmit ku regjisor është partneri i saj Eduart Grishaj. “Takimi ynë i parë për këtë sezon do të jetë në…kinema,”– shkruan krahas postimit moderatorja.