Nuk do shumë mend që perimet janë të shëndetëshme dhe duhen konsumuar shpesh për të pasur një organizem më në formë dhe për tu ndjerë mirë, por ka disa nga atoperime që nuk duhet ti ndani kurr nga vaktet tuaja sepse kanë veti të mrekullueshme.
Një ndër perimet që i jep shije cdo gjëje është patëllxhani.
Ai përmban shumë vitamina dhe minerale të cilat ndikojnë në balancimin e tensionit të gjakut, kundër stresit, rënien nga pesha dhe shëndetin e sistemit tretës.
Por me vlerë janë dhe gjethet e tij, madje ato kanë potencialin për të ruajtur shëndetin e veshkave si dhe të parandalojnë sëmundjet që mund të shfaqen.
Vlerat e Patëllxhanit për Shëndetin e Veshkave një gotë me gjethe të thata patëllxhani përmban rreth 22.1mg vitaminë A, 1.8mg vitaminë C, 0.2mg vitaminë E dhe 2.9mcg vitaminë K.
Të gjitha këto vitamina janë thelbësore në shumë funksione të organizmit.
Përmban dhe një sasi të konsiderueshme kaliumi i cili ndihmon trupin që të pastrojë veshkat nga mineralet e dëmshme, këshillohet që për një pastrim të veshkave nga lëndët e dëmshme, duhet që të konsumohen rreth 2-3 patëllxhanë në ditë për 10 ditë.
Mund t’i përgatisni të pjekur në furrë dhe t’i konsumoni si sallatë, ose t’i përfshini në recetat tuaja.
Përfshirja e këtij perime në dietën tuaj bën të mundur që veshkat të detoksifikohen.
Nga ana tjetër kaliumi filtron gjakun nga mineralet e dëmshme që grumbullohen nga ushqimet që ne hamë gjatë ditës. Kështu organizmi juaj është i pastër dhe i shëndetshëm.
Me filtrimin e gjakut, personat që vuajnë nga tensioni i lartë gjejnë një aleat tek kjo perime.
Vlerat e Patëllxhanit Për Organizmin në Tërësi
Patëllxhani ka aftësi që të mbajë trupin të ngopur më gjatë duke ndihmuar kështu dhe në rënien nga pesha.
Nga ana tjetër patëllxhani ka dhe aftësi anti-inflamatore duke shmangur krijimin e qelizave të dëmshmestomakut për të tretur sa më shpejtë ushqimin.