‘Hap drejt së ardhmes’/ Ja si dukej gjyqtarja e Elbasanit kur sfilonte në ‘Miss Shqipëria’

Pas publikimit të disa videove në platformën Tik-Tok, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar hetim disiplinor për gjyqtaren e Elbasanit, Enkelejda Kapedani.

Sipas informacioneve, ‘hetim disiplinor’ ka nisur menjëherë pas publikimit të videove në media dhe bazohet mbi Kodin e Etikës, i miratuar në muajin prill nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani në vitin 2003, ka qenë pjesëmarrëse në spektaklin Miss Shqipëria, realizuar nga regjisori Petri Bozo.

Në atë kohë 18 vjeçe, Kapedani vinte nga qyteti i Lushnjës dhe shprehej se merrte pjesë në këtë spektakël për të hedhur një hap drejt së ardhmes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *