Finlanda dhe Suedia kanë dorëzuar sot zyrtarisht aplikimet e tyre për t’iu bashkuar NATO-s.
Lajmin është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
“Aplikimet që keni bërë sot janë një hap historik. Aleatët tani do të shqyrtojnë hapat e ardhshëm në rrugën tuaj drejt NATO-s,” tha Stoltenberg pas marrjes së aplikimeve nga ambasadorët finlandez dhe suedez në selinë e NATO-s në Bruksel. Duhet të merren parasysh interesat e sigurisë së të gjithë aleatëve dhe ne jemi të vendosur të punojmë për të gjitha çështjet dhe të arrijmë përfundime të shpejta, tha Stoltenberg.
Kujtojmë se vendimi i dy shteteve nordike, që kanë deri para pak kohësh neutrale, u nxit pas shqetësimeve të sigurisë me nisjen e luftës në Ukrainë.