Kryeministri Edi Rama, ka qenë ditën e sotme në qytetin e Beratit.
Vizita e tij lidhet me vëzhgimin e punimeve që po kryhen në Berat, në kuadrin e projektit të fazës së dytë të Programit të Rilindjes Urbane.
Nën vëzhgimin e punimeve, ai është ndalur edhe tek kopshti i xhamisë “Mbret”, ku ka kërkuar që në këtë zonë, në bazë të pemëve dhe luleve që përmenden në Kuran, duhet të ndërtohet një kopsht i bukur.
Kërkesa ka qenë posaçërisht për kryetarin e bashkisë së Beratit, Ervin Demos.
“Merr hap Kuranin, pemë, lule të Kuranit mbilli këtu rreth e rrotull xhamisë. Mbilli ti. Del spektakël. Pjesa tjetër përfshihet deri poshtë dhe kjo bën realisht që të duket si koka e nuses në një fustan të gjatë dasme”, tha Rama.