Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ditën e sotme në rrjete sociale, në lidhje me konfiskimin e 20 milionë eurove, nga biznesmeni italian Francesco Beccheti. Tomori pohon se ai do vazhdojë të marrë çdo qindarkë për të cilën Shqipëria fiton nga hapësira ajrore, kjo deri në momentit kur do plotësohet shuma e plotë e gjobës.
Ndër të tjera ai shkruan se qytetarët shqiptarë do të paguajnë miliona euro të tjera nga taksat e tyre për të financuar albcontrolin sepse ky është burimi i vetëm që ka albcontrol.
“20 milionë euro i morri. Madje do të vazhdojë të marrë çdo qindarkë që Shqipëria përfiton nga hapësira ajrore derisa të plotësojë shumën e plotë të gjobës, që tani ka vajtur 130 milionë euro. Pirje gjaku deri në pikën e fundit.
Veç kësaj qytetarët shqiptare do të paguajnë miliona euro të tjera nga taksat e tyre për të financuar albcontrolin tani sepse ky është burimi i vetëm që ka albcontrol.
Për vite të tëra hapësira ajrore e Shqipërisë do punojë për Becchettin falë tre muskultjerëve. Të madhit, sekretarit të madhit dhe kandidatit për të pasuar të madhin.
Këta morën për tekat e tyre valët e një televizioni modest dhe dhanë në këmbim hapësirën ajrore te Shqipërisë”, shkruan Tomorri.