Hapet ankandi për parqet eolike, Rama: Do të mbulojë me energji të gjithë vendin tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi këtë të hënë shpalljen e ankandit për ndërtimin e parqeve eolike. Në një ceremoni të mbajtur me këtë rast me prezencën e ambasadës së Zvicrës dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ministrja Belinda Balluku dha edhe detajet sa i takon mënyrës sesi do të zhvillohet ky ankand dhe procesi që do të ndiqet nga fillimi deri në fund në shpalljen e një fituesi.

Sipas Ballukut ky është një tjetër hap drejt diversifikimit pas atyre të hedhura po në këtë drejtim përmes ankandeve të shpallur më herët për energjinë fotovolatike. “Sot ndodhemi për të hapur një ankand për një lloj tjetër alternativ të energjisë, ankand i energjisë eolike. Ky ankand do të japë mundësinë të ndërtojmë parqe. Ankandi do u japë mundësi prodhuesve që të japin ide për të ndërtuar impiante me kapacitetit 10 MW dhe 75 MW në fillim çmimi i parafiksuar do të orientohet për 100 MW në total që do blihen nga Shqipëria.

Çmimi 75 euro për MWh do të jetë Tavani që të ofertojnë çmimin më të ulët. Do të ketë dy faza vlerësimi. Në fazën e parë që zgjat 12 muaj do verifikojmë dhe vlerësojmë gjithë argumentet nga jo për eksperiencën teknike dhe burimet financiare ashtu edhe pozitën ligjore të kompanive. Në fazën e dytë do të kemi mundësi të vlerësojmë ofertat financiare. Këto territore të shfrytëzueshme dhe nisin mbi 150 metra mbi nivelin e detit.”

Gjithshtu është shprehur edhe Kryeministri Rama, i cili theksoi se nga sot ankandi për ngritjen e parqeve eolike në vend është i hapur. Sakaq, Rama nënvizoi rolin që ka deri më tani energjia elektrike e arritur përmes ujit. Sipas kryeministrit, shfrytëzimi i këtyre dukurive natyrore, do të bënte që jo vetëm të mbulojë me energji të gjithë vendin tonë, por të kthehet në një eksportuese e saj në rajon.

“Kemi hyrë në fazën e një transformimi të rëndësishëm të sistemit tonë elektroenergjitë duke menduar dhe duke projektuar e realizuar diversifikimin e burimeve të energjisë elektrike.

Sigurisht që varësia nga moti është një varësi që e kemi bashkudhëtarë në këtë rrugë, si rezultat i prodhimit të përqendruar kryesisht te shfrytëzimi i fuqisë ujore, por edhe në këtë aspekt projekti i Sakavicës është një lajm i mirë, sepse na krijon mundësi të ulim varësinë nga moti, për shfrytëzimin e Sakavicës për të krijuar rezervë, për kohën kur s’ka shi dhe nga ana tjetër për të minimizuar fatalitetin e përmbytjeve të detyruara. Sot që flasim jemi në kantier në Parkun Anastas.

Të dy së bashku një fuqi e re e shtuar në sistem tonë elektroenergjitë që i shtohet edhe shfrytëzimi racional i burimeve të energjisë së erës. Do të ishte jo lehtësisht e realizueshme me standardet. Sukseset e pa mohueshme të ankandeve të mëparshme, e kanë bërë Shqipërinë sot në këtë fushë një destinacion interesi për emrat më të mëdhenj të energjisë në botë.

Ne po ngjitemi drejt asaj maje që Shqiptarët meritojnë dhe ne mund të arrijmë falë shfrytëzimit me mençuri dhe profesionalizëm të këtyre burimeve kaq të pasura natyrore. Kjo do të thotë që shfrytëzimi i energjisë dhe kthimin e vendit tonë në eksportues neto në rajon, e bën Shqipërinë në vizionin tonë 2030 edhe më të arritshëm”,- u shpreh Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *