Baza Ajrore Taktike e NATO-s do të çelet sot më 4 mars. Kjo bazë do të luajë rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s. Punimet për rikonstruksionin e saj nisën në janar të vitit 2022. Prej asaj kohe është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë. Gjatë kësaj ceremonie do të marrin pjesë krerët e lartë të shtetit si dhe përfaqësues të aleancës së NATO-s.
Kryeministri Edi Rama ndau këtë mëngjes pamje nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë.