Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi hapjen e garës për 12 drejtuesit e policisë vendore pas miratimit të rregullores nga Qeveria.
Ai theksoi se përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet përmes një procesi konkurrues, duke u bazuar në aftësitë drejtuese, profesionalizmin dhe transparencën. Reforma synon të forcojë besimin e publikut te Policia e Shtetit dhe të rrisë performancën në garantimin e sigurisë publike.
Hoxha gjithashtu theksoi rëndësinë e meritokracisë dhe shmangien e konflikteve të interesit.
“Reforma synon forcimin e besimit të publikut te Policia e Shtetit, si institucioni kryesor për sigurinë publike.
Gjithashtu synon rritjen e performancës së saj në garantimin e sigurisë publike dhe luftën kundër krimit”, shprehet ministri i Brendshëm.