Hapet gara për kreun e ri të SPAK, ja kushtet që duhen plotësuar

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur procedurat për Kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Me anë të një njoftimi zyrtar për mediat, KLP thekson se të gjithë prokurorët e interesuar për të kandiduar, duhet të paraqesin një platformë kandidimi.

Ndërkohë, drejtuesi aktual i SPAK, Arben Kraja lë detyrën më 19 dhjetor.

Ndërkohë kushtet që duhen plotësuar janë:

Eksperiencën në ndjekjen e çështjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar;

Eksperiencën dhe aftësitë në organizimin dhe drejtimin e një strukture;

Eksperiencën në hartimin e miratimin e rregulloreve administrative;

Eksperiencën në çështje të cilat kanë marrë vëmendje të lartë publike, dhe ndërveprim me median;

Aftësitë në drejtimin efektiv të burimeve njerëzore;

Vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë së Posaçme si një institucion funksional dhe efektiv;

Imazhin publik të karrierës së tij/saj si prokuror;

Sipas njoftimit të KLP-së, kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin dhe platformën deri më datë 2 nëntor 2022, ora 24:00.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *