Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se këtë të premte do të hapet një tjetër segment në ish-sheshin Shqiponja.
Bëhet me dije se pasditen e sotme do të bëhet dhe hapja e kryqëzimit në këtë segment rrugor.
Sakaq, qarkullimi në këtë kryqëzim do të bëhet nën regjimin e semaforëve.
“Sot në orën 19:30 ⏰ do të bëhet hapja e kryqëzimit ?tek ish-Sheshi “Shqiponja” nën regjimin e semaforëve ?duke kompletuar kështu planin definitiv ? të menaxhimit të trafikut për nivelin zero”, thuhet në njoftimin e ARRSH.