Hapet muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë!

Ka hapur dyert Muzeu i Forcave të Armatosura. Lajmi është më dije nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë një video nga ambientet e brendshme të muzeut, ku janë ekspozuar mjete ushtarake, armë, veshje që janë përdorur nga Forcat e Armatosura për vite me radhë.

Muzeu ndodhet në Berzhitë, në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan. Ky muze është një dëshmi e historisë së ushtrisë shqiptare dhe ndahet në 5 pavione të veçanta në një hapësirë prej 100 mijë metër katrorë.

“Mirëmëngjesi dhe me ftesën për të vizituar hapësirat e reja të Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, si një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare në 5 pavione të veçanta ku ekspozohen përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *