Fundoset një pjesë toke pranë ish-minierës së kripës në Dhrovjan. Gropa është krijuar si pasojë e fundosjes tektonike. Ajo shtrihet në një sipërfaqe rreth 20 metra katrorë dhe ka një thellësi prej 4 metrash. Dheu duket se ka qenë i butë dhe jo i ngjeshur, i kombinuar dhe me shirat në zonë, kanë shkaktuar gropën e krijuar që është mbushur me ujë. Gropëzimi i dytë gjendet rreth 10 metra në lindje të të parës, e shfaqur më 15 marsin e këtij viti.
Procesi i fundosjes që vijon, është edhe një apel që strukturat speciale e përgjegjëse të veprojnë, përpara se të jetë vonë. Kujtojmë se para pak kohësh, u njoftua për një gropë të pazakontë me diametër 10 metër dhe me thellësi 6 metër në Krongj, pranë Syrit të Kaltër.