Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social ka njoftuar se sot do të hapet aksi Thumanë-Kashar.
“Aksi Thumanë-Kashar është i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00”, shkruan Rama.
Ai thotë se shërben për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit.
Kalimi do të jetë me pagesë prej 2.1 euro për mjet.