Hapi kopsht privat pa licencë, kapet në flagrancë 46-vjeçarja në Fier

Një 46-vjeçare është proceduar penalisht, pasi u zbulua se ushtronte aktivitet pa licencë.

Mësohet se shtetësia me iniciale E.K., kishte hapur një kopsht privat por subjekti i saj nuk rezultonte i licencuar nga ana e Ministrisë së Arsimit, për kryerjen e këtij aktiviteti.

Sakaq, 46-vjeccarja akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Njoftimi i plotë:

Fier

Finalizohet operacioni policor “Informaliteti 3”, për goditjen e rasteve të ushtrimit të aktivitetit në kopshte, pa licencën përkatëse.

Goditet brenda një jave, rasti i tretë i kësaj veprimtarie të paligjshme.

Procedohet penalisht pronarja e kopshtit privat, që ushtronte aktivitetin pa licencë, në Fier.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasen E. K., 46 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Daullas, në subjektin në pronësi të saj (kopsht privat), u konstatua se ky subjekt nuk ishte licencuar nga ana e Ministrisë së Arsimit, për kryerjen e këtij aktiviteti.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *